Një javë para nisjes së kampionatit të kategorisë së parë, kampionat në të cilin do të marr pjesë sivjet, Veleçiku do të zbresë që sot në fushë.

Këtë herë në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në orën 16.00 në fushën e kompleksit sportiv “Duli” në Koplik, do të presë ekipin e Klosit në një ndeshje eliminatore kualifikuese.

Mjafton fitorja në këtë përballje dhe koplikasit do ta shohin veten pastaj në turin e parë të këtij kompeticioni.

Tur që në fakt ofron një përballje shumë të fortë për të, pikërisht ndaj kampionëve dhe fituesve në fuqi të kupës, Skënderbeut të Korçës, në ndeshjet që do të luhen në datat 12 dhe 26 shtator.

Veleçiku eshte perforcuar me disa lojtare cilesore kohet e fundit dhe padiskutim qe do te kerkoje fitoren ndaj Klosit megjithate objektivi i tij eshte perqendruar tek kampionati, ku synon pikesepari qendrimin ne kategorine e pare.
© shkodrasport.com