Lajmi i ndarjes nga jeta i aktorit te madh te humorit Gezim Kruja sigurisht qe ka merzitur te gjithe dhe jo vetem ata qe kane njohur pasi Gezimi ka qene nje personazh qe ishte bere pjese e kujtdo me humorin e tij.

Por siç kemi bere te ditur, ai ka qene edhe nje tifoz i padiskutueshëm i Vllaznisë, teksa nuk mungonte asnjëherë në shkallët e stadiumit për të ndjekur ekipin shkodran. Qeshte dhe kur mund të qahej.

Të gjithë e mbajnë mend ndeshjen e vitit 2004, në 11 shtator në “Loro Boriçi” ku përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës u shndërrua në arenë lufte. Gurë pas shpinës së tifozëve, por Kruja nuk lëvizi nga vendi. Ai mori një karrige dhe e vendosi mbi kokë duke sjellë të qeshura tek të pranishmit.

Në Amerikë ishte pantonim i boksit. Madje në një deklaratë të tij, vite më parë pati zbuluar se kishte qenë boksier i Vllaznisë: “Kam qenë boksier i Vllaznisë”.

Dhe ne fakt kjo eshte mese e vertete. Gezim Kruja ne rinine e tij fillimisht nisi te merrej me atletike, me pas me akrocaci, per te kaluar me vone tek mundja dhe boksi.

Trishtimi është i madh. Humori shqiptar humbi një mjeshtër, por vlerat dhe veprat e tij do të qëndrojnë gjithmonë ashtu si ai i vendosi në skenë: Plot jetë.