Mbrojtësi lezhjan i Egnatias, Renato Matola, i ka dhënë fund beqarisë në moshën 30-vjeçare, teksa ka bërë një kurorëzim special në Maldive me partneren e tij Gladiola Deda.

Këtë lajm të mrekullueshëm, çifti e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar fotot nga kjo ditë speciale e jetës së tyre. Në këtë ceremoni nuk kanë munguar familjarët e çiftit, teksa gjetja ka qenë me të vërtet shumë e veçantë.

“Dashuria fillon në një moment, rritet me kalimin e kohës dhe zgjat përjetësisht”, ka shkruar çifti në “Instagram”, teksa ka postuar fotot nga ceremonia e dasmës në Maldive.

Kujtojme qe Malota ka luajtur edhe me Vllaznine pikerisht ne vitet 2018-2022 duke lene nje pershtypje shume te mire tek te gjithe tifozet e kesaj skuadre. Nderkohe, gazeta “Shkodra Sport” e uron ate te trashegohet dhe jete te lumtur!