Të shumtë kanë qenë futbollistët ndër vite që janë krahasuar me Zlatan Ibrahimoviç, por të rrallë kanë qenë ata që kanë arritur në nivelin e sulmuesit të Milanit. Një nga emrat që në kohët e fundit është krahasuar më së shumti me “Ibrakadabrën” për shkak të cilësive të tij ka qenë sulmuesi më i ri i Sitit, Erling Haland.

Për të frenuar çdo krahasim të mundshëm ka menduar shoku i skuadrës së Ibrahimoviç te Suedia, mbrojtësi Ludvig Augustinson që ka theksuar përpara sfidës me Norvegjinë se as Haland dhe askush tjetër nuk do të bëhet kurrë si Zlatan dhe i ka këshilluar norvegjezit mos ta provojë këtë sfidë.

“Nëse krahasohesh me Zlatan humb gjithmonë, nuk duhet ta bësh atë gabim.

Haland është një sulmues shumë i mirë, por ai nuk është Ibra.

Mendoj se nuk do të ketë më kurrë një tjetër futbollist si ai.”, u shpreh Augustinson.