Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKutinjo në Angli, dy oferta në tryezë

Kutinjo në Angli, dy oferta në tryezë

Filipe Kutinjo nuk ka të ardhme te Barcelona, që është penduar për shpenzimet kolosale për blerjen e brazilianit, por edhe sulmuesit Dembele.

Këtë verë ka pasur spekulime pa fund, por Barça nuk po arrin të gjejë blerës, edhe për faktin se çmimi i Kutinjos është mbi 120 milionë euro.

Për këtë arsye, Barcelona po mendon ta huazojë fantazistin dhe Mançester Junajtid e Totenhemi janë gati ta marrin.

Junajtid kërkon Eriksen dhe në këtë mënyrë do i hapte rrugë Totenhemit, por nëse Gjelat nuk e shesin danezin, atëherë Kutinjo do kthehej në prioritet për Djajtë e Kuq./sport-ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments