Laçi është në krizë rezultatesh, pasi mungon fitorja prej 7 takimesh. Tre barazime dhe vetëm 1 gol i shënuar janë shumë pak, për bardhezinjtë që duhet të ndryshojnë diçka që në ndeshjen e radhës me Tiranën.
Kundër kryeqytetasve luajnë në shtëpi, nesër më 10 dhjetor ora 13:30. Mirel Josa e di mjaft mirë si mundet Tirana, pasi gëzon statistika të kënaqshme kundër tyre. Në 29 takime të luajtura, 14 i ka fitore dhe 8 humbje. 7 ndeshje të tjera kanë përfunduar barazim.
Ndërkohë kundër Julian Ahmataj ka 1 takim të luajtur, që e ka fituar. Kujtojmë se në anën tjetër Ahmataj ka drejtuar 5 ndeshje kundër Laçit, ndër të cilat 2 i ka fituar, 1 e ka humbur dhe 2 i ka barazuar./newsport/