Laçi i femrave me ne fund gjen fitoren e pare ne kampionat. Pasditen e sotme vajzat e drejtuara nga trajneri Elis Legata kane fituar ne Lushnje ndaj skuadres vendase me rezultatin e paster 5-0.

Protagonistja kryesore e ketij suksesi ka qene futbollistja Klevisa Ndoci e cila ka realizuar plot 3 gola. Te parin e ka shenuar qe ne minuten e 5-te, nderkohe qe do te shenonte edhe dy te tjere ne minutat 65 dhe 79.

Nderkohe do te shenonte emrin e saj si autore goli serish ne kete ndeshje edhe kapitenia Fabiola Caka e cila sivjet po gezon formen e saj me te mire dhe ndonese luan ne mesfushe, ka arritur te shenoje disa gola.

Goli tjeter per ekipin e Laçit ne kete ndeshje eshte shenuar nga futbollistja Samela Markaj. Perfundimisht 5-0 per skuadren shkodrane Atletik qe ne kete kampionat perfaqesohet me emrin e Laçit.

Me trepikeshin e sotem, ai eshte ngjitur ne kuoten e 4 pikeve, ndersa ka per te luajtur edhe ndeshjen e prapambetur me Kukesin te cilen do te kerkoje ta fitoje dhe ta kaloje ate ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/