Trajneri i Petrokub Hinçestit, Aleksei Savinov, ka vlerësuar Laçin në konferencën për mediat para ndeshjes së sotme, ndërsa ka theksuar se të besuarit e tij do të jenë në gjendje të rezistojnë ndaj ekipit shqiptar, duke kërkuar kualifikimin.

“Laçi është një ekip i organizuar mirë. Ata janë një skuadër shumë e ekuilibruar dhe për t’u respektuar, por nuk kemi frikë. Është pozitive për ne që ndeshjen e parë e luajmë në shtëpi.

Jam i sigurt që do të ketë shumë tifozë që do të na mbështesin dhe do të arrijmë të marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë Savinov, ndërsa në konferencë ishte i pranishëm edhe mbrojtësi i ekipit moldav, Maksim Potirniçe.

“Ekipi nga Shqipëria është shumë i disiplinuar në fushë. E pashë që nuk nxitohet dhe luan shumë pasime. Të gjithë jemi gati për të tentuar kualifikimin. Shpresoj që stadiumi të mbushet e të arrijmë një rezultat të mirë”, deklaroi 33-vjeçari.