Vllaznia në këtë raund të kampionatit, në kuadër të javës së 28-të të kampionatit do presë Laçin. Shkodranët vijnë pas 3 humbjeve rradhazi në kampionat, disfata që kanë tronditur kuqeblutë ku kërkohet medoemos fitorja ditën e shtunë përballë kurbinasve. Nga ana e tyre edhe laçianët kanë problemet e tyre.

Rezultatet jo pozitive të javëve të fundit kanë bërë që bardhezinjtë të ndërrojnë trajnerin. Mirel Josa është larguar nga drejtimi i laçianëve dje “timonieri” i ri i skuadrës do jetë Shpëtim Duro.

Trajneri kryeqytetas është edhe trajneri i tretë në këtë sezon për Laçin. Në përballjen e katërtë këtë edicion përballë Vllaznisë, Laçi prezantohet me trajnerin e tretë.

Kështu në fazën e parë drejtimin e laçianëve e kishte Vuçkeviç. Takim që Vllaznia e fitoi në shifrat 3-5 në Laç. Në fazën e dytë, Laçi i drejtuar nga Mirel Josa mori një humbje 1-0 në Shkodër ndërsa me Josen në stol i ktheu reston kuqebluve në fazën e tretë me fitoren 1-0 në Laç. Tashmë Duro do jetë trajneri i tretë në katër përballje me Vllazninë.

Ish-trajneri i Partizanit, Skënderbeut, Beses apo edhe Vllaznisë, debutimin e tij do e bëjë pikërisht përballë shkodranëve. Një takim që do jetë delikat për të dy skuadrat që do kërkojnë të dalin nga kriza në këtë fillim të fazës së katërt dhe të fundit të kampionatit.

Endri ÇINARI