Dinamo ka humbur 0-1 “në shtëpi” me Laçin, për javën e 20-të të Superligës. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” pasditen e së hënës ka folur për miqtë, që i janë falur një goli të Guindo në minutën e 24 të takimit.
Pas këtij momenti, skuadrat do kishin rastet respektive, ndërsa në tre ndeshjet e këtij sezoni Laçi e mposht dy herë Dinamon. Bledar Devolli në debutimin e tij në Superligë me Dinamon nuk ia del të marrë pikë, teksa humbje pësoi edhe në Kupë.
Pas javës së 20-të, Laçi ndodhet në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Dinamo qëndron në vendin e shtatë me 19 pikë.
Dinamo 0 – 1 Laçi (Guindo 24′)
Formacionet zyrtare:
Dinamo: Simoni, Siljanovski, Imami, Sofranac, Prodani, Sidibe, Lilaj, Denisson, Bardhi, Maliqi, Mihana Trajner: Bledar Devolli
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkovski, Malota, Turkaj, Shehu, Deliu, Ujka, Veliaj, Guindo, Akinyemi Trajner: Mirel Josa