Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në minutat e fundit të sfidës midis Skënderbeut dhe Partizanit në “Abssnet Superiore”, nga ana e tifozëve vendas.

Gjyqtari anësor u godit nga tifozët vendas duke u çarë në kokë dhe duke u gjakosur. Sfida u detyrua të ndalej për disa minuta që stafi mjekësor t’i vinte në ndihmë anësorit dhe për t’i ndaluar hemoragjinë.

Më pas sfida filloi sërish për të luajtur minutat e fundit që ngelën. Duket se tifozet korçare kane qene te zemeruar me pesimin e golit te dyte qe i solli edhe humbjen skuadres se tyre.

Megjithate ndodhi te tilla jane te pakendshme dhe kuptohet qe nuk i bejne mire futbollit shqiptar, megjithate jane gjera qe ndodhin.