Kukësi dhe Laçi u ndanë në barazim pa gola në sfidën mes tyre, kjo për meritë të dy portierëve, Frashëri dhe Selmani që ishin të pakalueshëm. Çyrbja, Shkurtaj, Xhixha dhe Jonuzi kishin rastet e tyre për të shënuar, por çdo gjë u mbyll e barabartë dhe pa gola.

Kukësi ishte më kërkues në shumicën dërrmuese të takimit, por skuadra e Laçit u mbrojt mirë dhe mori një pikë në transfertë mëse të merituar. Madje, kurbinasit ishin shumë të rrezikshëm edhe me kundërsulmet e tyre, ku në një rast Xhixha ishte i vetëm përballë Frashërit.

Me këto dy pikë të lëna, Kukësi shkëputet disi nga kryesuesit e Partizanit dhe lufta për titullin kampion bëhet më e vështirë. Laçi ndal dhe njëherë tjetër verilindorët dhe duket se janë ata “macja e zezë” e të besuarve të Kukësit.

Ne kete takim nuk kane munguar as incidentet teksa ne nje moment loja eshte nderprere pasi tifozet e Kukesit kane goditur me sende te forta njerin nga gjyqtaret anesor.

Piket e ndara ne mes Kukesit dhe Laçit, me shume nga te gjithe kane gezuar Partizanin i cili tashme e sheh veten te shkeputur pese pike nga skuadra qe drejtohet nga trajneri shkodran Armando Cungu.