Laçi ka befasuar Vllazninë U-19, duke e mundur me një gol në fundin e lojës. Shkodranët e kanë nisur kampionatin jo në mënyrën e duhur, teksa kanë pësuar tre humbje në tre ndeshjet e fundit. Nderkohe Laçi eshte surpriza e deritanishme sepse mban vendin e pare dhe kryeson renditjen. Ne rradhet e kesaj skuadre nderkohe luajne edhe tre futbolliste shkodrane te huazuar nga Scutari, e pikerisht Remis Hyseni, Rigers Alija dhe Ledjan Hoxhaj.

Ndeshja e luajtur në aneksin e stadiumit të Laçit është karakterizuar nga një luftë e fortë sportive dhe nga një rivalitet i madh në fushën e lojës. Kështu, goli i parë i ndeshjes ka ardhur nga Vllaznia U-19, me anë të futbollistit Kodra që kaloi në avantazh ekipin e tij në minutën e 14-të.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Laçi do të barazonte shifrat në 1-1 me ane te futbollistit Biba, duke e mbyllur këtë 45-minutësh me këtë rezultat. Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve të të dy ekipeve, nuk ka pasur gol deri në minutën e 88-të.

Pikërisht, në këtë moment ka qenë një sulm i vendasve, që është kthyer në gol prej tyre me ane te Xekes, duke e dërguar rezultatin në 2-1. Minutat shtesë nuk kanë prodhuar ndonjë rast tjetër dhe Laçi U-19 ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në ecurinë e tij në kampionat.

Ekipi kurbinas tregoi se këtë sezon do të jetë një konkurrent i fortë për zonën e kreut, ku po kryeson tabelën e renditjes me katër pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt. Ndërkohë që, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, në kuotën e shtatë pikëve në gjashtë ndeshje të luajtura deri më tani.

Ajo qe duhet thene eshte se kjo ndeshje eshte shoqeruar me probleme te shumta, kryesisht me arbitrimin qe ka lejuar shume sjellje te pahijshme te vendasve apo dhe veprime te tjera qe kane ndikuar drejteperdrejte ne rezultatin e ndeshjes dhe per te gjitha keto, Vllaznia ehste duke bere gati ankesen ne Federate./Maringlen ZHIVANI/


U-19: Laçi-Vllaznia 2-1

Goli për Vllazninë: Kodra 14’

Formacioni i Vllaznia U-19: Jukaj, Kapllanaj, Rroku, Nika, Muhaj, Cungu, Beçina, Zymeri, Brahimi, Hagrepi, Kodra (u aktivizuan: Kallamoqi, Kulla, Halili, Matija) Tr: Edmond Doçi