Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELacio mbetet prezente, por Hysaj ka edhe opsionin nga Turqia

Lacio mbetet prezente, por Hysaj ka edhe opsionin nga Turqia

Elseid Hysaj pritet të vendosë të ardhmen e tij së shpejti duke qenë se është një lojtar i lirë pasi vendosi të mos rinovonte me Napolin.

Mbrojtësi i kombëtares pëlqehet shumë nga Lacio, e cila ka në krye një trajner si Mauricio Sarri, që konsideratën për shkodranin e ka pasur gjithnjë të lartë.

Megjithatë, palët duket sikur kanë mbetur në vendnumëro sa i përket negociatave, ndërsa nga Turqia, mediat bëjnë të ditur se për lojtarin e Shqipërisë ka interes nga Fenerbahçe.

Gjigandët e futbollit turk po kërkojnë një anësor dhe Hysaj duket i duhuri. Gjithsesi, për Hysajn, Turqia nuk është një prioritet, por mbetet një opsion në rast se nuk bindet nga ofertat e tjera. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments