Sistemi VAR, u vendos në kampionatin italian në startin e sezonit të vitit 2017. Që nga ai moment shumë gjera në vendimmarrjen e arbitrave ndryshuan, përfshirë këtu edhe penalltitë.

Statistikat tregojnë që pas vendosjes së sistemit VAR, në Serinë A skuadra me më shumë penallti në favor është Lacio me 53 penallti të fituara.

Milani gjendet në vendin e dytë me 47, e ndjekur nga Juventusi që kompleton podiumin me 46 goditje nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Renditja vazhdon me emra të tjerë të mëdhenj si Interi, Roma dhe Napoli, të renditura në pozicionet respektive të kësaj renditje të veçantë.