Kur skuadrat italiane kishin filluar numërimin mbrapsht për sa i përket fillimit të kampionatit, nga gadishulli Apenin vjen lajmi se java e parë mund të shtyhet dhe debutimi i skuadrave për këtë edicion, do të bëhet javën tjetër.

Shkak për këtë, është bërë tragjedia e Xhenosa, ku ura Ponte Morandi u shemb, duke shkaktuar 39 viktima dhe 16 të plagosur.

Zyrtarisht ende nuk është marrë nj vendim, por prej ditësh ishte hipoteza që Xhenoa dhe Sampdoria të shtyjnë ndeshjet e tyre.

Duke qenë se e shtuna mund të shpallet ditë zie në Itali, takimet Kievo-Juventus dhe Lacio-Napoli do të shtyhen për ditë tjetër.

Në këto kushte, duke shtuar edhe Milan-Xhenoa e Sampdoria-Fiorentina, Federata ka menduar që të shtyjë komplet javën e parë.

Vendim zyrtar pritet të merret në orët në vazhdim. /vipsport/