Shqiptarët e kanë në gjak emigrimin, kushtet e vështira në Shqipëri ndikojnë. Nuk i kanë shpëtuar këtij kompleksi as futbollistët.

Sulmuesi shkodran Ndue Mujeci është shembulli i qartë i kësaj rruge. Futbollisti ka firmosur në Hong Gokun e largët.

25-vjeçari ka firmosur me ekipin e Hepi Valej. Një ndër klubet më me histori në Hong Kongun e largët.

Skuadra Hepi Valej militon në ligën e parë dhe nga ky sezon do të ketë në dispozicion dhe Ndue Mujecin.

Të ardhurat ekonomike kanë ndikuar në kalimin e tij në Hong Kong, pasi dihet që provinca autonome brenda Kinës është mjaft e zhvilluar financiarisht./sport-ekspres/