Ky sezon nuk ka shkuar aspak mire per Liridon Latifin tek skuadra e Vllaznise. 29-vjeçari fillimisht u ndjek pas edhe nga fati i keq, pasi u demtua pas nje perplasjeje te forte ne ndeshjen e dyte te kampionatit ndaj Kukesit.

Ne fakt, fillimisht problemet fizike nuk e lane te tregoje veten, demtime qe erdhen ne kohen me te keqe per kosovarin, pasi e lane shume kohe mbrapa grupit dhe realisht, ka pasur shume pak minuta ne fushen e lojes per kosovarin kete sezon.

Megjithate, pas rikthimit nga demtimi, Latifi nuk bindi me performancat e tij dhe u ul ne stol nga trajneri i meparshem, Mirel Josa. Mungesa e aktivizimit nga tekniku kryeqytas ishte nje tjeter goditje per 29-vjeçarin, i cili me pas nuk pranoi te luaje si zevendesues ne ndeshjen ndaj Teutes dhe per pasoje u pezullua nga klubi i Vllaznise.

Tashme, me largimin e trajnerit Mirel Josa, presidenti Alban Xhaferi ia ka lene ne dore stafit te ri dhe trajnerit Auron Miloti vendimin per ta rikthyer ose jo. Megjithate, me gjase nga ajo qe mesohet nga “Shkodra Sport”, mesfushori kosovar do te rikthehet te luaje qe ne ndeshjen e rradhes ndaj Bylisit.

Realisht, Latifi ka besim ne vete se mund te beje mire dhe ne nje mori situatash te keqija, me ne fund ka ardhur nje lajm i mire per futbollistin. Edhe sot, ai ka vijuar stervitjen me ekipin dhe duket se ka lene pas çdo gje qe kishte.

Liridon Latifi tashme do te luftoje fort qe te binde trajnerin e ri shkodran, Auron Miloti, qe t’i jape minuta. Kryqezoni gishtat, mbase do te jete momenti i kosovarit!
Maringlen ZHIVANI