Lajm i mirë për Giovanni Colellën përpara sfidës me Vllazninë është rikthimi në portë i Bekim Rexhepit. Gardiani i kuq ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe tashmë pritet që në përballjen me shkodranët të jetë i gatshëm për teknikun e kuq.
Në këtë mënyrë tekniku italian ndihet gati për rinisjen e sezonit pasi tashmë do të ketë një armë më shumë për t’i dhënë marshin e duhur skuadrën në garën për titullin kampion.
Gjatë stërvitjeve për sfidën me kuqeblutë, Colella nuk do të llogarisë akoma shërbimet e Da Silvës, me brazilianin që vazhdon rikuperimin, ndërsa nuk dihet akoma se kur mund të jetë gati që të rikthehet protagonist në fushën e lojës.
Ndeshja Partizani- Vllaznia do te luhet te premten e ardhshme ne oren 16.00, me shume mundesi ne stadiumin e ri te te kuqve dhe ajo mund te vendose shume gjera sa i takon vazhdimesise se kampionatit per te dy ekipet.