Didier Deschamps e sheh Zinedine Zidane si zëvendësuesin e tij tek Kombëtarja e Francës kur të largohet. Tekniku aktual i bluve ka firmosur pak kohë më parë rinovimin deri në vitin 2022 me francezët, ndërsa nuk duket se ka ndër mend të largohet shumë shpejt nga detyra e tij.

“Kur je trajner, limiti i moshës nuk ekziston”, tha ai në një intervistë për “Le Monde”. Gjithsesi, trajneri pranoi se e njihte që tani kandidatin më të mundshëm për ta pasuar në këtë detyrë.

“Trajneri i radhës mund të jetë Zizu. Herët apo vonë, do të jetë ai”, tha Deshmap bindjen që ka se Zidan do të ulet në pankinën e kësaj përfaqësueseje.

Në fakt, emri i Zidan qarkullonte për stolin e përfaqësueses së Francës që pas Euro 2016, kur “gjelat” u mundën në finale nga Portugalia.

Por Federata Franceze konfirmoi Deshamp dhe ky i fundit ia shpërbleu duke ndërtuar një skuadër e cila fitoi pa shumë vështirësi Kupën e Botës 2018 dhe është aktualisht pretendente kryesore për të fituar.