Pese here kampioni i Botes Roy Jones Jr ka mberritur diten e djeshme ne Shkoder. I ftuar special ne turneun e boksit profesionist “Fists of Fire” 2 qe do te zhvillohet ne kryeqendren e Veriut, ai ka dashur te vije me shpejt, per te pare e vizituar vendin tone, me te cilin duket se do ta lidhin shume gjera ne te ardhmen.

Diten e sotme nderkohe sebashku me boksieren Ikram Kerwat ai ka mberritur ne palestren e klubit Vllaznia, per te zhvilluar nje seance stervitore, por edhe per te takuar boksieret e tjere pjesmarres ne turneun e se shtunes.

Si rrjedhoje Roy Jones Jr. ka qendruar dhe biseduar per disa minuta me kryetrajnerin Zef Gjoni, trajneret e tjere Jetmir Kuçi e Lazarin Vila, por edhe me boksieret Nelson Hysa, Arjon Kajoshi, Senad Drini, Ani Haxhillari e Gelian Rajku.

Nderkohe pasdite ne oren 17:00 promotori Mondi Ndou ka planifikuar edhe nje konference shtypi me Roy Jones Jr. ku gazetaret do te kene mundesi te mesojme me shume ne lidhje me karrieren e shkelqyer sportive te tij, por edhe per kete vizite ne Shqiperi.

Mberritja e nje personaliteti te tille te boksit boteror ne Shkoder per turneun “Fists of Fire” 2 padyshim qe ia ka rritur edhe me shume vlerat atij sepse kemi te bejme me nje nga emrat me te medhenj te historise se ketij sporti./www.shkodrasport.com/