Lajme të mira vijnë për Milanin, teksa presim ndeshjet e kombëtareve.

Zlatan Ibrahimovic i ka lënë pas problemet fizike dhe është kthyer në stërvitje normale me grupin.

Në qershor sulmuesi u dëmtua në gju dhe humbi edhe Europianin me Suedinë.

Më pas ai u operua dhe tashmë më në fund është rikuperuar dhe i jep akoma më shumë cilësi dhe fuqi sulmit të Milanit.

Mediet italianë raportojnë se Zlatan mund të kthehet nën urdhrat e Piolit për ndeshjen ndaj Lazios me 12 shtator.

Ndërkohë, Kessie vazhdon stërvitjet i veçuar, pas problemeve muskulore të shfaqura në muajin e shkuar.