HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajme të mira për Vllazninë, sulmuesi rikthehet nga dëmtimi dhe stërvitet me...

Lajme të mira për Vllazninë, sulmuesi rikthehet nga dëmtimi dhe stërvitet me grupin

Pas gati një muaj larg fushës së blertë, sulmuesi brazilian Bruno Gomes i është rikthyer stërvitjes dhe ditën e djeshme është trajnuar së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve në dispozicion të stafit teknik.

Kujtojmë që qendërsulmuesi erdhi me bujë në verë te Vllaznia, por ka qenë i pafat, sepse vetëm pas pak ditësh nga mbërritja pësoi një dëmtim.

Ai luajti vetëm disa minuta në një miqësore gjatë verës dhe më pas pësoi një tërheqje muskulore, duke u detyruar të ndalet sërish në infermieri.

Tashmë duket se sulmuesi është në fazën e fundit të rikuperimit, por kthimi nuk duket edhe aq pranë. Ai pritet të jetë i gatshëm vetëm muajin e ardhshëm, pas ndeshjeve të Kombëtares.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments