Ismet Munishi vazhdon te jete protagonist çdo dite ne media dhe jo vetem. Me deklaratat e tij te bujshme, me menyren si flet dhe shume gjera te tjera. Trajneri i njohur vetem pak dite me pare dha doreheqjen nga pankina e skuadres se Ferizajt.

Megjithate kjo nuk e ka penguar ate ta quaje serish veten “boss” i futbollit ne Kosove. Nje gje te tille e ka deklaruar gjate emisionit “Dueli Sportiv” ku eshte ne rolin e analistit.

“Vazhdoj të jem ‘Boss’ në futboll të Kosovës, ndaç me paraqitjet televizive, ndaç me punën si trajner, ndaç qysh dush. Vazhdoj të jem shembull se si një njeri duhet të ketë karakter, qysh një njeri duhet të jetë i drejtë, qysh nuk duhet të jetë servil, mbi të gjitha i njerëzishëm.

Këto janë vlera më të mëdha sesa titujt që janë blerë e shitur, dallaveret, ia shoh sherrin pak këtij karakteri, por unë jam ky që jam dhe vazhdoj në këtë formë,” tha ai.