Rudolfo Vanoli është trajneri i ri i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka njoftuar përmes zyrës për shtyp se italiani do të prezantohet nesër para medieve në orën 10:00.
Ashtu siç ishte bërë me dije më parë, drejtuesit e klubit të Dinamos i kanë besuar pankinën një emir të njohur në futbollin italian. Në njoftimin e bërë për mediet shkruhej:
“Përshëndetje, Nesër në orën 10:00 në zyrat e klubit pranë hotel “Eklips”, do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri z.Rodolfo Vanoli përpara mediave. Faleminderit!”.
Ne kete menyre, zyrtarizohet ajo çfare “Shkodra Sport” e publikoi e para, ardhjen e nje trajneri italian per pankinen e bluve. Kjo sepse Vanoli ka qene prezent ne tribunen e stadiumit “Loro Boriçi” per te ndjekur ndeshjen Vllaznia- Dinamo.
Fillimisht nje gje e tille u mohua nga drejtuesit dinamovite, por tashme ky eshte nje realitet. Dhe neser Vanoli do te prezantohet si trajneri i ri i kesaj skuadre.