Rodolfo Vanoli nuk do vazhdojë të jetë në krye të Dinamos. Trajneri italian ka postuar një letër nga rrjeti social Instagram, ku falenderon në shqip. Në letrën e shkruar, Valoni përmend në fund se nuk është një lamtumirë, por mirupafshim.

Vanoli e mori drejtimin e Dinamos këtë sezon, pasi më parë e provuan Bledi Shkëmbi dhe Devolli. Megjithatë italiani nuk ja doli t’i shpëtojë dinamovitët nga rënia.

Largimi i Vanolit pritet t’i hape rruge emerimit te Dritan Smajlit ne pankinen e bluve. Ka qene “Shkodra Sport” e cila qe prej tre ditesh e kishte paralajmeruar kete gje dhe tashme me largimin e italianit, i eshte hapur rruga emerimit te tij.

Nje gje e tille pritet te ndodhe pikerisht pas marrjes se aksioneve nga presidenti i Akademise se Shenkollit Kristian Gjidodaj tek Dinamo dhe Smajli ka punuar prej vitesh me te, qe do te thote se e njohin mjaft mire njeri- tjetrin.