Ndeshja Vllaznia- Egnatia eshte vleresuar maksimalisht ne kampin shkodran ku do te kerkohet fitorja per te shpresuar deri ne fund per sigurimin e nje vendi qe do ta çonte ate ne Kupat e Europes.

Por nderkohe mesohet edhe emri i arbitrit qe do ta drejtoje ate. Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e kesaj ndeshje arbitrit te kolegjiumit te Tiranes Adrian Beqiraj.

Asistente te tij do te jene Xhulio Mani dhe Feliks Kolleshi po nga Tirana ndersa arbiter i katert do te jete Albert Doda. Nderkohe ne sistemin VAR do te jete Kteshnik Barjamaj po nga kryeqyteti ndersa ne AVAR Arber Zalla.

Vezhgues i arbitrave do te jete lezhjani Prek Pjetrushi ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futboliit do te jete Petrit Brahja/SHKODRA- SPORT.COM/