Sot pasdite ne oren 17.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet nje nga dy ndeshjet e mbetura te javes se 23-te te “Abissnet Superiore”, ajo ne mes Vllaznise dhe Kastriotit. Nje sfide e cila ne pamje te pare konsiderohet e lehte ngaqe shkodranet luajne ndaj ekipit te vendit te fundit ne renditje, por ne fakt nuk eshte keshtu.
Por nderkohe “Shkodra Sport” se fundi ka mesuar edhe emrat e arbitrave qe do te ndajne drejtesi ne kete perballje. Keshtu arbiter kryesor eshte caktuar elbasanasi Silvio Dyrmishi ndersa asistente te tij do te jene Orgest Grabova nga Fieri dhe Astrit Mahmuti nga Elbasani.
Arbiter i katert sakaq do jete Orlando Kuka nga Tirana. Ne sistemin VAR do te jete laçiani Klodian Prenga ndersa ne AVAR do te jete Nertil Bregasi nga kolegjiumi i Tiranes.
Vezhgues i arbitrave eshte caktuar Arjan Mali nga Patosi ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit ne kete ndeshje do te jete Petrit Brahja po nga kryeqyteti.
Tek Vllaznia kane patur pretendime ne disa prej ndeshjeve te fundit dhe kuptohet qe sot ata presin nje arbitrim korrekt nga Dyrmishi dhe trupa e tij, ndonese kryesori ndoshta nuk ka eksperiencen e duhur per te drejtuar sfida qe karakterizohen te forta./SHKODRA-SPORT.COM/