Mbrëmjen e sotme në orën 19:45, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Vllaznisë për këtë fund vit kalendarik.

Kështu, shkodranët luajnë si pritës ndaj Kukësit në një ndeshje, që i gjen skuadrat në gjendje të njëjtë pak a shumë për nga ecuria e deritanishme, por të dyja kanë nevojë të madhe për mbështetjen e tifozëve, sidomos në një sfidë të tillë.

Shitja e biletave ka ecur me ritëm të mirë, ndryshe nga ndeshjet e tjera. Gazeta “Shkodra Sport” ka mësuar se deri nga ora 17:30 janë shitur rreth 1 mijë të tilla.

Për të gjithë ata që duan ta ndjekin prej së afërmi këtë ndeshje, biletat mund t’i siguroni në biletarinë pranë “Loro Boriçit” deri në fillimin e këtij takimi. Ndeshja Vllaznia-Kukësi do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 19:45.
Maringlen ZHIVANI