Ada e Velipojes ia ka dale te siguroje qendrimin ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar pasi ka mundur pasditen e djeshme ne ndeshjen play-out nje skuader si ajo e Gramozit te Ersekes me rezultatin 2-1 fale golave te shenuar nga Jozefin Rrasa dhe Mikel Keshtajaku.

Ajo qe duhet thene eshte se sivjet velipojaet bene nje “eksperiment” teksa ne bashkepunim me shoqaten “Djelmnia shkodrane” e mbushen ekipin me djem 17, 18 dhe 19 vjeçare. Ata iu bashkuan pak lojtareve me pervoje qe ishin ne ekip dhe ia dolen. Njeri nga keta te fundit ishte padyshim portieri Besnik Ndoj, nje nga pikat me te forta te tij.

Ndoj ka folur sot per gazeten “Shkodra Sport” ne nje interviste ekskluzive jo vetem per ndeshjen e djeshme dhe emocionet qe kane perjetuar, por edhe per te ardhmen, interviste te cilen mund ta lexoni me poshte:

– Ndoj, emocione pas fitores se djeshme ndaj Gramozit dhe sigurimit te objektivit te Ades?

Sigurisht emucione te veçanta kemi perjetuar. Vinim pas nje neshje jo te mire qe zhvilluam ndaj Klosit, megjithate ia dolem te fitojme dhe te sigurojme qendrimin ne kategorine e dyte. Nje falenderim te madh kam ndaj çunave qe reflektuan ne kete ndeshje shum deçisive ndaj Gramosit qe kishin ardhur shume te motivuar.

– I lumtur qe jeni pjese e kesaj Ade?

Po me te vertete jam i lumtur qe jam pjees e Ades. Deshira shume e madhe, eksperienca e gjate ne futboll bene qe te jem ndihmesa e madhe e keti ekipi pa perjashtuar grupin e futbollistave qe me bejne te jem lider i ekipit.

– Edhe trajneri Shytani ka qene nje ndihmese e madhe, si e keni pare rolin e trajnerit gjate kesaj periudhe qe ai ka qene ne krye te stolit te Ades?

Perveçse trajner, Arbri eshte nje shok shume i mire per gjithe ekipin. Gjej rastin ta falenderojme per durimin qe ka pase ne gjithe sezonin, per punen e tij te palodhur, perkushtimin e tij ne stervitje e si rrjedhoje e tij u shperblye me nje faze te dyte te shkelqyer. Nje beshtetje e madhe per te dhe ekipin jane edhe dy gjigandat, Kreshnik Krepi dhe Arvio fishta. Por une dua te permend edhe Ardi Frrokun, sulmuesin velipojak qe ka kondribuar shum per ekipin, po tashme eshte ne Gjermani.

– Si e shihni te ardhmen e Ades?

E ardhmja e Ades padyshim qe do te jete shume pozitive. Tashme e ka bazen e futbollistave qe jan talenta te shkelqyer te cilet po rriten dita-dites dhe me ardhjen e disa futbollistave si kapiteni Ferhati, Hasa, portieri Mark, Rrasa, Keshtejaku, jemi forcuar edhe me shume. Me dy-tre perforcime padyshim qe vitin tjeter do te jemi pretendente kryesor per sezonin e ri per ngjitjen ne kategorine e pare. Nje falenderim te madh kam per te gjithe çunat per sakrificen e tyre.


– Se fundi, te ardhmen tuaj e shihni ne rolin e trajnerit?

Sa i perket rolit te trajnerit e veshtire ta bej kete rol. Arsyjea eshte se rrembehem nga emocionet ndryshe nga futbolli i luajtur. Por kam nderin qe ne dy sezonet e fundit kam njohur trajnera te shkelqyer te Ades. Ne veçanti nje falenderim shkon per trajnerin e Akademise te Ades Etrit Nika qe po ben nje pune te mrekullueshme me ekipet zinxhir dhe qe na krijon kushtet e fushes me mirembajtjen e saj.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI