Kukësi do të luajë sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Verilindorët kanë udhëtuar drejt “Loro Boriçit” për t’u ndeshur me Vllazninë, në një ndeshje që vlen shumë për Europën.

Të dyja skuadrat janë me nga 46 pikë dhe me një fitore, sot mund të shkojnë në vendin e 3-të, që i ofron edhe me shume me Europen dhe prandaj pritet nje ballafaqim shume interesant.

Për këtë ndeshje në transfertë, Kukësi ka kërkuar ndihmën e tifozëve që të jenë sa ma të shumtë në numër për të mbështetur ekipin dhe ka vendosur autobusa falas. Nga burime të “Shkodra Sport”, mësohet se do të jenë 15 autobusë që do të mbërrijnë në Shkodër.

Të gjithë këta do të jenë tifozë nga Kukësi apo edhe kuksianë që jetojnë në Tiranë, për të mbështetur ekipin verilindor që drejtohet nga trajneri Diego Longo dhe për të qenë të pranishëm në “Loro Boriçi” për këtë ndeshje të rëndësishme.
Maringlen ZHIVANI