Janë shtyrë ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe Dytë për shkak të reshjeve të shiut. Ato do të zhvillohen nga dita e hënë sipas FSHF-së.
Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë sërish një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të fundjavës në dy prej kampionateve kombëtare.
Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut ndeshjet e programuara në fundjavë të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të spostohen për t’u zhvilluar ditën e hënë duke nisur nga ora 13:30.
Nderkohe lajmi me i fundit eshte se FSHF ka shtyre edhe ndeshjet e kampionateve U13, U17 dhe U19 te moshave, por per keta te fundit ende nuk ka nje date se kur do te luhen.