HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARELAJMI I FUNDIT/ Portieri Simon Simoni drejt kalimit në Bundesligë

LAJMI I FUNDIT/ Portieri Simon Simoni drejt kalimit në Bundesligë

Portieri i Dinamos, Simon Simoni, do të transferohet në janar në një nga pesë skuadrat kryesore të Bundesligës Gjermane.Ky eshte lajmi me i fundit qe publikohet nga Supersport.

Sipas tij, burime të sigurta nga klubi gjerman, i cili do të zbulohet në javët e ardhshme, konfirmojnë se është arritur marrëveshja paraprake, ndërsa po përcaktohen detajet e fundit, por vetëm në muajin e parë të vitit 2023 do të publikohen të gjitha detajet e kontratës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se portieri 18-vjeçar nga Lezha do të nisë përgatitjet për transferimin që do të kryhet në merkaton dimërore. Simoni do të nisë mësimin e gjuhës që të përshtatet shpejt me Gjermaninë dhe kampionatin atje, para se të konkretizohet kjo lëvizje.

Minutazhi i aktivizimit me Dinamon do të reduktohet dhe fokusi do të jetë që lojtari i Shqipërisë U-21 të jetë gati për nisjen e aventurës së re. Per kete portier ka disa kohe qe flitet dhe gjate veres ne fakt u mendua se do te transferohej ne Turqi, por kjo nuk ndodhi nderkohe qe tashme ne skene ka dale mundesia per ta vijuar karrieren ne Gjermani.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments