Portieri i Dinamos, Simon Simoni, do të transferohet në janar në një nga pesë skuadrat kryesore të Bundesligës Gjermane.Ky eshte lajmi me i fundit qe publikohet nga Supersport.

Sipas tij, burime të sigurta nga klubi gjerman, i cili do të zbulohet në javët e ardhshme, konfirmojnë se është arritur marrëveshja paraprake, ndërsa po përcaktohen detajet e fundit, por vetëm në muajin e parë të vitit 2023 do të publikohen të gjitha detajet e kontratës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se portieri 18-vjeçar nga Lezha do të nisë përgatitjet për transferimin që do të kryhet në merkaton dimërore. Simoni do të nisë mësimin e gjuhës që të përshtatet shpejt me Gjermaninë dhe kampionatin atje, para se të konkretizohet kjo lëvizje.

Minutazhi i aktivizimit me Dinamon do të reduktohet dhe fokusi do të jetë që lojtari i Shqipërisë U-21 të jetë gati për nisjen e aventurës së re. Per kete portier ka disa kohe qe flitet dhe gjate veres ne fakt u mendua se do te transferohej ne Turqi, por kjo nuk ndodhi nderkohe qe tashme ne skene ka dale mundesia per ta vijuar karrieren ne Gjermani.