Boksieri i kombetares shqiptare Alban Beqiri shkruan historine. Ai ka fituar serish ne Kampionatin Boteror qe eshte duke u zhvilluar ne Beograd dhe ka siguruar daljen ne gjysmefinalen e peshes 75 kg.
Qe do te thote se ka siguruar automatikisht medaljen e bronzte ne kete aktivitet shume me te rendesishem dhe ky perben nje rezultat historik per boksin tone sepse eshte i pari boksier qe e arrin nje gje te tille.
Në ndeshjet e mbyllur para pak minutash, Beqiri mposhti në çerekfinale jordanezin Zejad Eashash në duelin e peshave 67-71 kg. Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, Beqiri triumfoi me rezultatin 4-1.
Tashmë minimalisht boksieri kuqezi ka siguruar medaljen e bronzit, që është një rezultat historik për Shqipërinë. Kjo ishte fitorja e katërt e Alban Beqirit në Botërorin që po mbahet në Beograd.uptimin e fjales.