Shpëtim Duro i cili bëri mrekulli me skuadrën e Strugës, karrierën do ta vazhdoje te Suhareka. Suharekasit janë duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe pritet të jenë një skuadër konkuruese në edicionin e ardhshëm në Superligë.

Duro më parë ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës, duke e menaxhuar skuadrën e Dritës, por pa arritur sukses. Tekniku i njohur kryeqytetas ka firmosur kontraten pak minuta me pare dhe eshte zyrtarizuar ne pankinen e skuadres se Suharekes.

Kjo e fundit ka bere nje sezon fantastik ne Ligen e Pare duke u shpallur kampion dhe fitoi ngjitjen ne Superlige, por drejtuesit kane synime shume ambicioze dhe per kete arsye kane kerkuar nje trajner te ri dhe si rrjedhoje kane arritur akordin me Duron.

Kujtojme qe pjese e Suharekes ne sezonin e fundit ka qene edhe futbollisti shkodran Antonio Marku si dhe ish- futbollisti tjeter i Vllaznise Yll Hoxha.