Veleçiku e mbylli kampionatin ne vendin e gjashte dhe mbeti jashte zones play-off, por kjo nuk i ka shqetesuar aspak drejtuesit koplikas sepse objektivi i tyre ky ishte: Qendrimi ne mesin e tabeles se renditjes. Nje gje te tille e ka bere te ditur edhe drejtori teknik Nuri Rexha ne nje interviste te dhene per gazetarin Bashkim Ramekaj.

“Kampionati tashme ka perfunduar dhe objektivin qe kishim, e arritem sepse ekipi u rendit ne mesin e tabeles se renditjes. Beme nje pune shume te mire duke pase parasysh qe kemi pase probleme me mungese lojtaresh sepse kemi pase shume lojtare te demtuar dhe te larguar.

Gjithsesi ne i urojme suksese ekipit qe doli ne kategori te pare- Valbones e cila punoi dhe luftoi bindshem. Ne si Veleçik jemi treguar kompetent ne ndeshjet ndaj saj, por edhe ndaj Ilirise, Beselidhjes etj. Ne morem piket qe na duheshin dhe nuk toleruam askend”- eshte shprehur Rexha.

Por interesi i te gjithe sportdashesve ne Malesine e Madhe eshte per te mesuar se çfare do te ndodhe me Veleçikun ne sezonin e ri. I pyetur ne lidhje me kete gje, drejtori Rexha ne fjalen e tij paralajmeron edhe ndryshime ne skuader.

“Per momentin jam duke u marre me fushen dhe ne ditet ne vazhdim do te takohem me presidentin dhe do te bisedojme per sezonin tjeter. Do te shohim per lojtaret qe mund te marrim. Une mendoj se do te kemi shume ndryshime ne ekip sepse jane lojtare te rinj qe po rriten. Njekohesisht do te kete lojtare qe do te largohen, do te kete drejtues qe do te largohen, por gjithsesi ne ditet ne vazhdim do ju informojme per gjithçka pas takimit qe do te kem me presidentin”- eshte shprehur Nuri Rexha./www.shkodrasport.com/