Një lajm tronditës vjen nga Katari! Karim Benzema ka humbur Kupën e Botës pas një dëmtimi në kofshë.Sulmuesi që pak kohë më parë fitoi “Topin e Artë”, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Deshamp, për turneun më të rëndësishëm futbollisti në planet.

Lajmi është konfirmuar nga burime të shumta qoftë të mediave franceze, por edhe atyre prestigjioze botërore. Një humbje e madhe kjo për kampionët e Botës në fuqi.

Ndonese ende nuk ka konfirmim zyrtar nga stafi i kombetares franceze, nje lajm i tille duket i konfirmuar, megjithate mbetet per t’u mesuar shkaqet qe çuan ne kete perfundim.

Mesa duket kemi te bejme me nje demtim serioz, i cili vjen pikerisht ne momentin me te keq. Natyrisht qe nje mungese e tille do te jete nje minud i madh per kombetaren franceze duke ditur vlerat qe ky lojtar posedon.