Kur ka mbetur edhe diçka me shume se dy jave nga ndeshja e pare ndaj Valur, e vlefshme per turin e pare te “Conference League”, eshte caktuar edhe data e sakte dhe ora e zhvillimit te kesaj ndeshje.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se takimi do te luhet ne oren 19:00 (ora lokale) ose thene ndryshe, ne ora 21:00 me oren e Shqiperise ne stadiumin “Hlíðarendi” te Rejkjavikut. Po ashtu jane mesuar edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete ndeshje.

Keshtu, arbiter kryesor do te jete Tim Marshall nga Irlanda e Veriut dhe po nga ky vend do te jene edhe bashkepunetoret e tij, asistentet Georgios Argyropoulos dhe Adam Jeffrey si dhe arbitri i katert Shane Andrews.

Tek Vllaznia kane marre tashme informacione ne lidhje me kundershtarin e rradhes dhe padyshim qe do te tentojne te bejne me te miren, per te marre nje rezultat sa me pozitiv ne ndeshjen e pare, per t’i hapur rruge kualifikimit nje jave me vone ne “Loro Boriçi”./www.shkodrasport.com/