Me ne fund, pas shume shtyrjesh, nisin te levizin gjerat te skuadra e Velecikut. Hapi i pare qe kane ndermarre drejtuesit e klubit ka qene emerimi i trajnerit te ri.
Zyrtarisht nga sot, trajner i skuadres se Velecikut eshte Besnik Duli, nje emer ky shume i njohur per futbollin e Malesise se Madhe dhe jo vetem.
Lajmin e ka konfirmuar per median drejtori sportiv i klubit, Nuri Rexha. Ai ka patur sot nje takim me kryebashkiakun Marinaj, pikerisht per t’i dhene zgjidhje problemeve te ekipit te futbollit dhe ne fund eshte dale ne perfundim se njeriu i duhur per te drejtuar Velecikun eshte pikerisht Besnik Duli.
Ky i fundit ka drejtuar edhe disa here te tjera skuadren e futbollit te Malesise se Madhe duke arritur edhe shume suksese me te.
Tashme detyra e trajnerit dhe e drejtuesve te tjere te Velecikut eshte kompletimi i skuadres me lojtaret e duhur, ne menyre qe ajo ta nise sezonin e ri si pretendente per ngjitjen ne nje kategori me lart. Dhe me nje strateg si Besnik Duli ne pankine, shanset jane me te medha per ta arritur kete gje. /SHKODRASPORT.COM/