Dje u mbyll sezoni dhe nga sot te Vllaznia ka nisur menjehere punen per Kupat e Europes dhe sezonin e ri. Si rrjedhoje vjen edhe levizja e pare ne klub teksa posti i drejtorit aportiv i eshte besuar Elvis Plorit.

Nje gje e tille behet e ditur permes nje komunikate zyrtare te vete klubit shkodran ne te cilen thuhet se klubi ka vleresuar egon dhe ambicjet e tij.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka filluar menjëherë punën organizative për një pjesmarrje sa më dinjitoze në Kupat e Evropës dhe arritjen e objektivit maksimal në sezonin e ri 2023-2024.

Duke vlerësuar përpjekjet, egon, ambicjet dhe dëshirën për të krijuar një kolektiv me mentalitet fitues, pozicioni i Drejtorit Sportiv pranë Klubit të Futbollit Vllaznia i është besuar trainerit kampion të Superligës U-21, z.Elvis Plori”- shkruhet ne faqen zyrtare te klubit kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/