Pasditja e sotme ka qenë shumë e vështirë për kampionin e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimajn. Ai ka humbur babain e tij, Mehdinë. Një vdekje e parakohshme që sigurisht ka hidhëruar jo vetëm familjen e peshëngritesit por edhe më gjerë. Kjo eshte një humbje edhe për sportin sepse Mehdi Qerimaj prej gati 20 vitesh ka qenë “trajneri” i Erkandit.

Njeriu që nuk mungoi asnjëherë në stërvitje, nuk mungoi asnjëherë në garat e tij. Ishte i pranishëm gjithmonë në gëzimet, hidhërimet e çdo gjë tjetër që kishte të bënte me të. Për këtë arsye, me siguri që kampioni jonë do ta vuajë shumë tani e tutje një mungesë të tillë. Por Mehdia do t’i mungojë vetëm fizikisht sepse nga atje lart, do të jetë gjithmonë pranë të birit. Gazeta “Shkodra Sport” i shprehur ngushëllimet më të sinqerta kampionit Qerimaj për humbjen e njeriut të tij të dashur.Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër (e dielë) në orën 13.00.

© shkodrasport.com