Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELargim i papritur te TIRANA, trajneri ndan rrugët me 25-herë kampionët e...

Largim i papritur te TIRANA, trajneri ndan rrugët me 25-herë kampionët e vendit

Erbim Fagu është larguar nga Tirana. Është klubi bardheblu që përmes një njoftimi në faqen zyrtare lajmëron se zv. trajneri i ka dhënë fund aventurës te 25-herë kampionët e vendit për të nisur rrugëtimin në një shtet të ri. Drejtuesit e klubit e falënderojnë për kontributin e dhënë teksa në faqen zyrtare shkruhej:

“Zv. Trajneri Erbim Fagu u përshëndet ditën e sotme me skuadrën dhe stafin për të nisur rrugëtimin e tij drejt një shteti të ri.

Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamatë për teknikun mbi kontributin e madh që ka dhënë në gjithë rrugëtimin e deritanishëm pranë bardhebluve në ekipin e parë dhe në skuadrën e 21-vjeçarëve si edhe i uron suksese në vazhdimësi. Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur drejt rrugës së titullit. Gjithmonë një vend mes nesh!”

Fagu u bë pjesë e Tiranës para fillimit të këtij sezoni futbollistik. Me një kontribut të madh në stafin teknik, skuadra bardheblu tashmë vijon e vetme rrugëtimin në krye të Superiores.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments