Fernando Medeiros nuk do të jetë lojtar i Egnatias sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë mesfushori kampion. Largim i papritur ky nga Egnatia, pasi presidenca ishte shprehur që Fernando ishte nën kontratë. Kujtojmë se Fernando ka qenë lojtar kyç për Edlir Tetovën, që e kishte mjaft të rëndësishëm për mesfushën.

Në postimin e tij, Fernando tregon mirënjohje për të gjithë. Mbetet për t’u parë ku do vazhdojë karriera e brazilianit që ka akoma për të dhënë në moshën 28-vjeçare.

Braziliani ka qene nje nga lojtaret me te mire te kesaj skuadre dhe ka spikatur me elegancen e tij ne fushen e lojes, golat dhe asistet e dhena, duke luajtur ne kete menyre nje rol te rendesishem ne arritjen e sukseseve te saj.

Tashme mbetet per t’u pare sesa do te ndikoje tek Egnatia largimi i nje lojtari me cilesi te tilla. Ne fakt ajo ka ditur te tregoje se ia del t”i zevendesoje lojtaret e rendesishem dhe prandaj shpresojne qe te ndodhe keshtu edhe me largimin e Fernandos.