Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELargime pa fund nga Kukësi, ikën edhe një futbollist tjetër

Largime pa fund nga Kukësi, ikën edhe një futbollist tjetër

Disa prej skuadrave te Kategorise Superiore po bejne ndryshime te medha ne rradhet e tyre dhe njera prej tyre eshte edhe Vllaznia, nga rradhet e se ciles deri tani jane larguar 10 futbolliste nga ata qe mbyllen sezonin e kaluar.

Por ka skuadra te tjera te cilat kane pesuar nje transformim edhe me te madh dhe numri i lojtareve te larguar eshte mbi 15 dhe rasti konkret eshte ekipi i Kukesit, i cili ende nuk dihet se si do te organizohet per sezonin e ri.

Nga rradhet e tij vjen edhe nje tjeter largim. Ebert Kardozo nuk do të jetë më një futbollist i Kukësit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mbrojtësi u bashkua me Kukësin vitin e kaluar dhe u aktivizua me verilindorët 35 ndeshje në kampionat dhe Kupë, ku gjithashtu shënoi një gol dhe dha një asist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments