Pas Arlind Kalajes, nje tjeter futbollist zyrtarizohet si i larguar nga Vllaznia. Behet fjale per mesfushorin kosovar Albin Sadrijaj.

Ai nuk ka udhetuar sot me ekipin drejt Ulqinit per stervitje dhe para nisjes, ka qene zevendestrajneri Elvis Plori i cili e ka pohuar nderprerjen e kontrates me mirekuptim me kete futbollist.

Sadrijaj erdhi te Vllaznia ne vere por nuk arriti te gjente hapesirat e duhura per aktivizim, ngaqe konkurrenca ne repartin e mesfushes ishte e madhe.

Ne keto rrethana, edhe vete lojtari e ka pare te arsyeshme te kerkoje nje ekip tjeter per te vazhduar karrieren e tij dhe drejtuesit e klubit shkodran nuk e kane pranuar duke firmosur nderprerjen e kontrates me te./SHKODRA-SPORT.COM/