Vllaznia zhgënjeu në takimin e fundit në shtëpi, teksa u barazua nga Erzeni në minutat e fundit të ndeshjes. Ndërkohë, ditën e nesërme, kuqeblutë do të kërkojnë kthesën që mund të vijë nga Kukësi.

Skuadra e Josës do të udhëtojë në “Kukës Arena” për t’u përballur me Kukësin, një rival direkt për luftën për titullin kampion dhe Europën. Sërish objektivi i vetëm mbetet fitorja dhe ngjitja në vendet e para të renditjes, aty ku kuqeblutë duan të jenë prej javësh, por që një gjë e tillë nuk po ndodh.

Në këtë transfertë, siç dihet, Vllaznia pritet të bëjë pa shërbimet e Liridon Latifit. Ai u dëmtua pikërisht në fazën e parë ndaj Kukësit dhe akoma është duke vijuar terapinë. Mesfushori me tipare sulmuese po bën të pamundurën që të riaftësohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Por stafi teknik dhe trajneri Mirel Josa, janë shprehur se nisur nga koha e gjatë e qëndrimit jashtë fushe i Latifit, ka shumë mundësi që deri në ndeshjen e Superkupës ndaj Tiranës, ai të mos jetë i përfshirë në listën e futbollistëve të gatshëm për ndeshje.
Maringlen ZHIVANI