Pritshmeri e madhe, zhurme e madhe, por deri me tani Liridon Latifi ende nuk ka arritur ta shperbleje besimin e drejtuesve te klubit dhe stafit teknik. Ai ka qene i pafat per shkak te demtimeve qe ka kaluar, por me kalimin e javeve ka ardhur duke i lene pas te gjitha ato.

Por nderkohe per mosaktivizimin e tij ne ndeshjen e fundit ndaj Teutes, ndonese ishte ne pankine, pati jo pak zhurme ne media, megjithate ajo qe duhet thene eshte se Latifi diten e sotme ka qene ne stervitje me ekipin.

Nga sa eshte pare forma e tij ka qene e mire dhe ai eshte stervitur normalisht me pjesen tjeter te lojtareve dhe ky sigurisht qe eshte nje lajm i mire. Tashme mbetet per t’u pare nese sulmuesi anesor nga Prishtina do te preferohet per ndeshjen e se shtunes ndaj Partizanit.

Kuptohet qe Vllaznia i ka syte e drejtuar nga ky lojtar sepse jo me kot eshte nje nga me te rendesishmit e skuadres. Prandaj tashme duket se ka ardhur momenti qe vete Latifi te tregoje edhe njehere vlerat e tij me te mira./SHKODRA-SPORT.COM/