Basketbollisti shkodran Daniel Lekndreaj vazhdon te shkelqeje ne Kosove. Ai edhe ne javen e kaluar u shpall serish si MVP (Lojtari me i mire i javes). Ai po kontribuon shume per skuadren e tij Bashkimi dhe keshtu ka ndodhur edhe kete jave ne “derbin” me “Ponte Prizreni”.

Sipas statistikave te publikuara nga vete Federata Kosovare e Basketbollit Daniel Lekndreaj spikati mbi te gjithe me 21 pikë te shenuara ne kete ndeshje, 14 kërcime dhe pesë asistime.

Atyre u ka shtuar edhe tre topa të vjedhur dhe një bllokadë. Lekndreaj kishte indeksin e ndeshjes 40 apo më të lartin e kësaj jave dhe njërin nga më të lartit në këtë kampionat. Basketbollisti shkodran ne kete menyre eshte shpallet MVP (lojtari me i mire i javes) gje që nuk është hera e parë në këtë edicion per te.

Ne kete menyre per ish- basketbollistin e Vllaznise çdo dite e me shume po flasin te gjitha mediat ne Kosove. Ai po shfaq vlera te shkelqyera dhe si rrjedhoje me shume siguri kjo forme do te vazhdoje edhe ne ndeshjet e ardhshme.

Kujtojme qe Daniel Lekndreaj është basketbollisti i vetëm nga Shqipëria që luan aktualisht në Kosovë dhe po e ben ne menyren me te mire te mundshme.
Gjergj KOLA