HomeKRYESORELazio përgatit rinovimin, Strakosha në 'Top 8' portierët më të mirë në...

Lazio përgatit rinovimin, Strakosha në ‘Top 8’ portierët më të mirë në botë

Tomas Strakosha është një nga portierat e talentuar të Kombëtares shqiptare. Portieri I Lazios prej disa sezonesh është kthyer një nga më të mirë edhe në Serie A dhe tashmë merr vlerësime akoma më të mëdha.

“Sport 360” e ka përfshirë gardianin kuqezi në “Top 8” portierat më të mirë në botë e në kampionatin italian vetëm Szczesny është para tij në vend të 7-të.

Lazio ka nisur nga puna për rinovimin e kontratës dhe është gati të plotës kërkesë e Strakoshës për një pagë 2 milionë euro në sezon.

Me rifllimin e kampionatit pritet që të bëhet zyrtare marrëveshja e re dhe portieri shqiptar do të qendrojë edhe për disa sezone në Itali edhe pse ofertat nga Premier League nuk kanë munguar./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments